COVID-19 në Kosovë/ 4019 raste aktive, 365 të vdekur dhe 449 pacientë të hospitalizuar

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus.

Lajme

12/08/2020 23:04

Nga gjithsej 521 persona të dyshuar për koronavirus që janë testuar gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre 205 kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.

Me 205 rastet e reja, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 10795 nga gjithsej 42136 persona të testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka pasur edhe 11 raste të vdekjes me koronavirus duke e dërguar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 365.

Në anën tjetër, 163 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 6411 raste.

Së këndejmi, në Kosovë raste aktive me koronavirus aktualisht janë 4019.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus, 449 prej tyre janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale. /Lajmi.net/