COVID-19/ Milano në shtetrrethim, zbrazen rrugët e qytetit

Në orën 23:00 në Milano është vendosur gjendja e shtetrrethimit por që në 9:00 qyteti ka filluar të zbrazet.

Bota

23/10/2020 14:03

Vendosja e gjendjes së ndalimit të qarkullimit ka rikthyer heshtjen në rrugët e qytetit italian, duke rikthyer edhe njëherë imazhet e muajit mars.

Në orën 23:00 hyri në fuqi masa që ndalon qarkullimin e njerëzve në territorin e Lombardisë, në baza të urdhrit të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kudo është qetësi e cila thyhet vetëm nga kalimi i makinave të policisë.