COVID-19, Komuna e Prishtinës punon vetëm me staf esencial dhe mbyll qendrat për të moshuarit

Lajme

23/01/2022 15:56

Shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Prishtinës ka marrë vendi që puna në këtë komunë të organizohet vetëm me staf esencial, derisa është bërë e ditur se do të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Sipas një komunikate të komunës, në këtë mbledhje të shtabi emergjent u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, ku edhe ëmarrë vendim që të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës, sic është certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

“Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart, obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme, obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19, obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapésirave të mbyllura, ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë, procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022, të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm”< thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit.