COVID-19: Biden zotohet të vaksinohet publikisht

Joe Biden tha se ai do të merrte një vaksinë publikisht kur të jetë në dispozicion për të inkurajuar publikun të vaksinohet.

Bota

04/12/2020 14:42

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha se ai do të merrte një vaksinë publikisht kur të jetë në dispozicion për të inkurajuar publikun të vaksinohet, duke u bashkuar me tre ish-presidentë të cilët kohët e fundit u zotuan të bënin të njëjtën gjë, raporton USA Today, transmeton lajmi.net.

Biden tha se ai do të ishte “i lumtur” për t’u bashkuar me ish-Presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton në marrjen e vaksinës në publik për të provuar se është e sigurt.

“Kur Dr. Fauci thotë se kemi një vaksinë të sigurt, ai është momenti në të cilin unë do të qëndroj para publikut,” tha Biden gjatë një interviste në CNN të enjten mbrëma.

“Njerëzit kanë humbur besimin në aftësinë e vaksinës për të punuar”, tha Biden për CNN, duke treguar numrin e lartë të rasteve. “Është e rëndësishme se çfarë bëjnë një president dhe nënkryetar. Unë mendoj se tre paraardhësit e mi kanë vendosur modelin se çfarë duhet bërë”. /Lajmi.net/