Coutinho takohet me shokët e rinj te Barcelona

14:24 | 9 Janar 2018

Philippe Coutinho shihet duke u përshëndetur me Luis Suarezin, Paulinhon dhe Gerard Piquen.

Philippe Coutinho ka takuar bashkëlojtarët e tij të rinj te Barcelona.

Në disa fotografi të publikuar nga Barcelona në Twitter, ylli brazilian shihet duke u përshëndetur me Luis Suarezin, Paulinhon dhe Gerard Piquen.

Po ashtu, ai është takuar sot edhe me trajnerin Ernesto Valverden dhe stafi teknik. Gjatë 20 ditëve të ardhshme, ai do ta trajtojë lëndimin muskulor që e  pësoi para së të nënshkruante me Barcelonën për 160 milionë euro.

26240262_10156395218279305_6076718989024187675_o 26677965_10156395218539305_1655398777844640954_o 26841236_10156395278384305_6265118613156371032_o