Coutinho nuk përjashton mundësinë për largimin nga ‘Camp Nou’

Mesfushori sulmues i Barcelonës, Philippe Coutinho, nuk ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga skuadra, gjatë afatit kalimtar verorë.

Sport

14/03/2019 21:45

Javëve të fundit, braziliani ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe një rikthim në Premierligë.

Skuadra e Manchester United është ajo që thuhet se mund të transferojë yllin e Barcelonës, i cili po ngec të gjej formën e tij më të mirë.

E këtë mundësi, nuk e ka hedhur poshtë as vet lojtari, i cili ka lënë gjithçka të hapur.

“Në javët e fundit, ndoshta edhe muajt, nuk kam luajtur në nivelin më të mirë, por dua të përmirësohem” ka thënë fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“Erdha tek Barcelona që të jap më të mirën. Jetoj për momentin. Kurrë nuk mund ta di se çfarë sjellë e ardhmja. Jam i lumtur me paraqitjen time ndaj Lyon” ka thënë tutje braziliani.

Pra, Coutinho ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen, duke i dhënë një sinjal skuadrës së Man United. /Lajmi.net/