Coutinho në Barcelonë, Neymar reagon në Instagram

Neymar ka publikuar një fotografi të Coutinhos me mesazhin e urimit për shokun e tij.

Sport

09/01/2018 11:32

Neymar ka uruar bashkëkombësin e tij, Philippe Coutinho pas transferimit te Barcelona.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka publikuar një fotografi të Coutinhos me mesazhin e urimit për shokun e tij.

“Shumë i lumtur për ty vëlla. Të uroj shumë sukses. Jam i sigurt se do të jesh shumë i lumtur”, shkroi Neymar. /Lajmi.net/