”Coutinho mund ta rizbulojë formën te Bayerni”

Philippe Coutinho mund ta rizbulojë formën më të mirë të ditëve të tij në Liverpool te Bayern Munich, sipas legjendës së klubit Ze Roberto, por ai duhet të fillojë të gjejë golat.

Sport

19/08/2019 09:11

Fillimisht, braziliani do huazohet te kampionët e Bundesligës, të cilët do të kenë një mundësi për të blerë nëse 27-vjeçari dëshmon sukses.

Ai ka luftuar për formën në Spanjë që nga transferimi në janar të vitit 2018, duke mos arritur kurrë më të mirën e tij dhe duke shënuar vetëm pesë gola në La Liga sezonin e kaluar, transmeton lajmi.net.

“Për mua, Coutinho është një lojtar i klasit të parë”, tha ai për Kicker.

“Por ai duhet të dëshmojë duke u rikthyer në nivelin që tregoi në Liverpool. Por unë mendoj se Bayern është një klub me një atmosferë të përsosur që ai ta bëjë atë”.

“Forca e tij më e madhe është aftësia e tij për të tundur vijat kundërshtare. Me driblimet e tij, por edhe me inteligjencën e tij të lojës, që do të thotë se ai di të përdorë lojtarët e tjerë para golit, ai di si t’i lirojë. Por ai duhet të rrisë shënimin e golave”, deklaroi 45-vjeçari. /Lajmi.net/