Coutinho merr vëmendje të veçantë, derisa Barcelona zbulon foton zyrtare të ekipit për sezonin 2020/21

Barcelona ka prezantuar foton e tyre zyrtare të ekipit të sezonit 2020/21.

Sport

13/04/2021 17:03

Gjatë ditës së sotme, klubi i Barcelonës kanë ‘rifreskuar’ foton e tyre të fillimit të sezonit dhe e kanë zëvendësuar atë me një të re, shkruan lajmi.net.

Njëra ndër arsyet kryesore pse është bërë një gjë e tillë është pikërisht për faktin se Joan Laporta është zgjedhur si president i ri dhe është përfshirë edhe ai.

Rreshti i sipërm (majtas në të djathtë): Neto, Oscar Mingueza, Junior Firpo, Clement Lenglet, Marc-Andre ter Stegen, Ronald Araujo, Samuel Umtiti, Francisco Trincao, Inaki Pena.

Rreshti i mesëm: Matheus Fernandes, Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Henrik Larsson (ndihmës trajner), Joan Laporta, Ronald Koeman, Alfred Schreuder (ndihmës trajner), Frenkie de Jong, Martin Braithwaite, Philippe Coutinho.

Rreshti i fundit: Riqui Puig, Pedri, Jordi Alba, Gerard Pique, Leo Messi, Sergio Busquets, Sergi Roberto, Ansu Fati, Miralem Pjanic, Sergino Dest.

Fotografitë duken mjaft të shkëlqyera, por duket se Coutinho nuk ka qenë i përfshirë në këtë foto, kjo mund të jetë për arsye se ai është nënshtruar një operacioni të ri në gju.

Megjithatë, ai është përfshirë në fotografi përmes fotoshopit./Lajmi.net/