Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Coutinho kthehet te Barca, Bayerni nuk e ushtron mundësinë për blerjen e tij

22:50 | 22 Maj 2020

Philippe Coutinho përfundimisht do të rikthehet te Barcelona.

Bayern Munich nuk e ka ushtruar të drejtën për transferimin e përhershëm të yllit brazilian.

27 vjeçari që është në pronësi të Barcelonës, këtë sezon ka qenë pjesë e Bayern Munich si i huazuar, por nuk ka bindur gjermanët për të shpenzuar për blerjen e tij.

Është Karl Heiz Rummenigge që ka bërë të ditur se koha për ushtrimin e të drejtës për blerjen e ish anëtarit të Liverpool, ka skaduar.

“Opsioni ka skaduar dhe ne nuk e kemi zbatuar atë”, ka deklaruar Rummenigge për Der Spiegel, përcjell lajmi.net.

“Tani duhet të bëjnë planifikimin e brendshme të parave”, shtoi ai.

Coutinho ishte prezantuar si një prurje e madhe te Bayern Munich në gushtin e vitit të kaluar, por nuk ka arritur të përmbush pritjet./Lajmi.net/