Coutinho i paketon valixhet, kjo është skuadra e tij e re

Philippe Coutinho pritet që në verë të largohet nga Barcelona.

Sport

16/04/2019 08:12

Barcelona nuk llogaritë në shërbimet e Philippe Coutinhos, andaj do të shitet gjatë afatit kalimtar veror.

PSG është e interesuar që ta transferojë brazilianin, pasi është dëshira e Neymarit që të luajnë së bashku, përcjell lajmi.net.

Por, skuadra franceze duhet ta shet Kylian Mbappen, nëse dëshiron ta transferojë Coutinhon nga Barcelona.

PSG duhet t’i paguajë 130 milionë euro për ta transferuar brazilianin nga katalonasit, gjersa po hetohet nga FIFA për shkelje të rregullit financiar. /Lajmi.net/