Coutinho i gatshëm të transferohet te Barcelona

Philippe Coutinho, është i gatshëm t’ia kthejë shpinën Liverpoolit dhe të transferohet te Barcelona, shkruan gazeta katalunase Sport.

Sport

06/10/2015 23:44

Sipas kësaj gazete, Coutinho do t’a zgjedhë Barcelonën para Real Madridit, edhe pse ‘Los Blancos’ janë tejet të interesuar për brazilianin.

Miqësia e lojtarit me Neymarin, është njëri ndër faktorët kryesor që do t’a shtyjë Coutinhon të nënshkruajë me Barcelonën.

Ai te Katalunasit gjithashtu do të bashkohej me shokun e skuadrës te Liverpool, Luis Suarez.