Coutinho është i destinuar të përfundojë tek Aston Villa

Aventura e Philippe Coutinhos në “Camp Nou” duket se ka marrë fund.

Sport

11/05/2022 17:33

Blaugranat duket se nuk janë të interesuar për ta mbajtur mesfushorin.

Sipas asaj që shkruan Fabrizio Romano, Barcelona dëshiron që marrëveshja e Philippe Coutinho të nënshkruhet shumë shpejt me Aston Villan, pasi ata po planifikojnë të përfshijnë tarifën prej 20 milionë euro në bilancin financiar të këtij viti.

Negociatat në fazën përfundimtare, ndërsa Coutinho tashmë ka rënë dakord me Villan dhe ka pranuar të vazhdojë atje. /Lajmi.net/