Cousins tregon arsyen pse u transferua tek Lakers

Skuadra e Los Angeles Lakers është kthyer në një prej favoriteve kryesore për të fituar titullin e kampionit në edicionin e ardhshëm të NBA.

Sport

11/07/2019 17:00

Me LeBron James të vetëm, drejtuesit e skuadrës kanë kryer disa lëvizje për t’i ofruar ndihmë ‘mbretit’, në rrugëtimin për titullin e kampionit.

Anthony Davis, DeMarcus Cousins, Rajon Rondo, Daniels, Green e Bradley janë disa prej emrave që nënshkruajtën me Lakers këtë merkato.

Por, sigurisht, dy lëvizjet më të mëdha konsiderohen ato të Anthony Davis, i cili kishte arritur marrëveshje kohë më parë, dhe së fundmi DeMarcus Cousins.

Cousins së fundmi ka zbuluar edhe arsyen që e bindi atë të kalonte tek skuadra nga Los Angeles.

“Anthony Davis, Rondo dhe LeBron… Ata thjeshtë më kidnapuan” ka thënë Cousins, duke lënë të kuptohet se potenciali i madh për titullin e bindi atë të jetë me Lakers, përcjell lajmi.net.

Lojtari i cili luan në pozitën e qendrës sezonin e kaluar e luajti me Golden State, por nuk dha maksimumin e tij si pasojë e dëmtimeve. /Lajmi.net/