Courtois u përgjigjet kritikave: Akoma besoj se jam prej më të mirëve

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois i është përgjigjur kritikave të shumta që ka pranuar kohëve të fundit.

Sport

22/03/2019 16:52

Që nga transferimi i tij në Real Madrid, nga Chelsea, belgu nuk ka gjetur formën e tij më të mirë të mundshme.

Ai madje akoma nuk ka fituar balotazhin me portierin Keylor Navas, i cili me rikthimin e Zinedine Zidane u rikthye në pozitën e titullarit.

Mbrëmë, ai bëri një gabim fatal në ndeshjen Belgjikë – Rusi, që i kushtoi kombëtares së tij me gol, por përkundër këtyre fakteve, ai akoma është optimist.

“Unë akoma e konsideroj vetën si një prej më të mirëve, edhe pse shtypi spanjoll dëshiron të më vras” ka thënë Courtois, transmeton lajmi.net.

“Unë ndihem shumë i fortë, jam i qetë sepse stërvitem mirë dhe luaj mirë” ka thënë tutje reprezentuesi belg.

Courtois do të ketë mjaft punë të vështirë për të bindur  trajnerin Zidane për balotazhin me Navas, pasi ky i fundit fitoi tri liga të kampionëve me trajnerin francez. /Lajmi.net/