Courtois shpallet lojtari i ndeshjes

Thibaut Courtois është shpallur lojtari i ndeshjes në sfidën Real Madrid – Manchester City.

Sport

05/05/2022 00:07

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 3-1 ndaj “Qytetarëve” në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net

Pos performancës së sulmit, ajo që ra në sy ishte edhe paraqitja briliante e belgut që “ia vuri drynin” pas golit të parë portës së tij.

Përkundër shumë tentativave të skuadrës së Guardiolës, gardiani i portës së “Mbretërve” ishte aty për të bërë pritje të vështira, duke mos e lënë të tundej rrjeta për herë të dytë. /Lajmi.net/