Courtois kërcënon Barcelonën
Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois është në top formë. Mirëpo, ai ka qenë njësoj në secilin prej pesë dueleve paraprake të këtij sezoni kundër Barcelonës.

Sport
Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois është shndërruar në mur sa herë që është ndeshur me Barcelonën, deri më tani gjatë këtij sezoni, si dhe ia ka bërë ‘bajat’ një ylli sulmues të gjigantit katalan, Neymar, shkruan Sport.es.
Reprezentuesi belg është në formë të jashtëzakonshme sa që ka detyruar menaxherin e Chelseas, Jose Mourinho të tentojë rikthimin e tij nga forma e huazimit, për të luftuar për statusin e titullarit në Stamford Bridge, sezonin e ardhshëm.
Pas 37 xhirosh, Atletico ka pranuar vetëm 15 gola në 18 ndeshjet e zhvilluara larg Vicente Calderon, dhe sonte do të ndeshen me Barcelonën në duelin vendimtar që do të përcaktojë kampionin e ri të La Ligës.
Courtois ka statistika të jashtëzakonshme me 74.4 përqind të pritjeve, 23 gola të pranuar, dhe gjendet para portierit të Barcelonës, Victor Valdesit të lënduar, me 69 pritje, dhe 21 gola të pranuar.
ë pesë duele të këtij sezoni kundër Barcelonës, dy në Superkupën e Spanjës, dy në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe një në La Ligë, Courtois ka pranuar vetëm dy gola.