Courtois i sinqertë: Shumë e vështirë ta fitojmë titullin, do rikthehemi këtu ta eliminojmë Barçën nga Kupa

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga. “Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë. Portieri i Real Madridit, Courtois pas ndeshjes në prononcim është treguar i sinqertë duke thënë se pas kësaj…

Sport

19/03/2023 23:25

Barcelona e ka fituar “El Classicon” kundër Real Madridit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

“Katalunasit” fituan 2:1 ndaj Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me golin e fitores të arritur në minutat shtesë.

Portieri i Real Madridit, Courtois pas ndeshjes në prononcim është treguar i sinqertë duke thënë se pas kësaj disfate gjasat janë minimale që ai me shokët e skuadrës ta fitojnë titullin e kampionit.

“Po, duhet të jemi të sinqertë. Nuk dorëzohemi kurrë, por tashmë ka katër ndeshje diferencë. Asgjë nuk është e pamundur, por e vërteta është se është shumë e vështirë. Ne do të duhet të vijmë për të fituar në Kupë”, tha Courtois, njofton AS, transmeton lajmi.net.

“Sot ne luajtëm një lojë të mirë. Ata patën raste dhe ne po ashtu. Ju kaloni përpara, kontrolloni dhe barazoni në minutën e fundit. Kjo ndryshon gjithçka për ju. Ndoshta jo aq shumë raste, por ne patëm shumë raste në pjesën e dytë dhe ne nuk e shfrytëzuam”.

“Jam i lumtur që ndihmoj skuadrën, por sot vlente vetëm fitorja. Është turp, por nuk duhet të dorëzohemi. Ka dy muaj shumë të bukur përpara. Jam i sigurt që mund të vijmë këtu për të fituar në Kupë dhe ne kemi Ligën e Kampionëve për të ndjekur”, shtoi ai.

Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë./Lajmi.net/