Courtois e dëshiron Barcelonën

Portieri i Chelseas, i huazuar në Atletico Madrid, Thibaut Courtois dëshiron të transferohet në Barcelonë. Ylli belg nuk ka raport të mirë me Jose Mourinhon dhe mund të shitet nga gjiganti londinez në verë.

Sport

02/05/2014 11:03

Thibaut Courtois dëshiron të transferohet në Barcelonë.

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, portieri belg, i huazuar në Atletico Madrid, por pronë e Chelseas, dëshiron të vesh fanellën e gjigantit nga Camp Nou.

Sport ka bërë të ditur se raportet mes Courtois dhe menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho nuk janë ato të dëshiruarat dhe Blues mund të jenë të gatshëm të vlerësojnë ofertat për shitjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni, nëse ai nuk e vazhdon kontratën e tij aktuale me gjigantin londinez, e cila është e paraparë të skadojë më 2016.

Courtois hidhëroi Mourinhon por edhe tifozët e Chelseas duke shkëlqyer kundër tyre në fitoren e Atletico Madridit në Stamford Bridge me rezultat 3:1 të mërkurën, që ia siguroi skuadrës spanjolle kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampionëve.