Courtois do të bëhet më i mirë se Neuer

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville beson se portieri i Chelseas, Thibaut Courtois brenda dy viteve të ardhshme do të bëhet më i mirë se Manuel Neuer.

Sport

28/11/2014 20:41

Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville ka lavdëruar portierin e Chelseas, Thibaut Courtois duke thënë se belgu do të bëhet edhe më i mirë se Manuel Neuer, brenda dy viteve të ardhshme.

Courtois ka përforcuar statusin e titullarit tek Blues, pas rikthimit në klub gjatë verës nga periudha e huazimit trevjeçar në skuadrën spanjolle, Atletico Madrid. Neuer së fundmi është konsideruar si portieri më i mirë në botë.

Por, Neville beson se Courtois së shpejti do ta tejkalojë gjermanin.

“Courtois ka talent për t’u bërë portieri më i mirë në botë brenda 12 deri në 18 muajt e ardhshëm. Besoj se ai do ta kalojë Neuerin. Futbollisti i sezonit deri më tani, për mua, nuk është Sergio Aguero por numri 1 i Chelseas”, u shpreh Neville në komentin e tij në “The Telegraph”.