“Counter Strike” në Prizren, therje me thikë sikurse në lojë

Policia e Prizrenit me anë të një komunikate bën të ditur se sot pas mesnatës në një lokal në fshatin Lubizhdë, ka plasur sherri në mes të tre të rinjve të cilët janë hasmëruar në mes vete gjatë lojës kompjuterike “Counter Strike”.

Lajme

24/03/2016 15:16

Sipas hetuesve të cilët kanë kryer hetime thuhet se i dyshuari A. H. dhe viktimat kishin luajtur lojëra kompjuterike nga dy lokale të ndryshme. I dyshuari kishte humbur lojën dhe nga zemërimi ishin sharë me dy viktimat e më pas ishte kthyer në lokalin tjetër dhe e ka sulmuar E. F. me shuplaka e grushte.

“Duke e parë situatën ndërhyn për t’i ndarë H. A. I cili sulmohet nga i dyshuari me mjet të mprehtë (thikë) së paku katër herë në pjesë të abdomenit qafës dhe kraharor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore për të cilat është kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal”, thuhet në komunikatë.

Pas pranimit në spital, për shkak të natyrës së lëndimeve, viktima i është nënshtruar një operacioni urgjent. Po ashtu plagë në krah nga thika ka pësuar edhe viktima tjetër që pas trajtimit lëshohet për kurim shtëpiak.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i ci li po mbahet nën masën e arrestit policor. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për trajtim të mëtejmë./KosovaPress/