Costa, përforcim fantastik

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar sulmuesin Diego Costa si përforcim i mrekullueshëm për skuadrën e tij. Ai po ashtu thotë se ish ylli i Atletico Madridit i ka befasuar bashkëlojtarët e tij të rinj.

Sport

01/08/2014 21:49

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho mendon se sulmuesi Diego Costa është përforcim i shkëlqyeshëm për skuadrën e tij. Ai po ashtu ka thënë se ish ylli i Atletico Madridit ka befasuar bashkëlojtarët e tij të rinj me kualitetet që posedon.

25-vjeçari shkëlqeu në Vicente Calderon në edicionin e kaluar duke ndihmuar Atletico Madridin të shpallet kampion i La Ligës.

Por, ai iu bashkua Chelseas më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi gjiganti londinez pagoi 32 milionë funtet e dëmshpërblimit në kontratën e tij.

Dhe, Mourinho ka vetëm lëvdata për të.

“Diego është përforcim i mrekullueshëm për ne. Ai është futbollist fantastik”.

“Teknikisht është shumë, shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse shumë futbollistë janë të lumtur por edhe të befasuar për shkak se kualitetet e tij janë edhe më të mëdha se që prisnin”, u shpreh ai.