Costa në Madrid

Diego Costa do të rikthehet në La Ligë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

03/02/2016 12:09

Atletico Madrid ka shitur Jakson Martinezin në Guangzhou Evergrande për 42 milionë euro.

Por, klubi nga Vicente Calderon do t’i shfrytëzojë paratë për transferimin e Diego Costas nga Chelsea.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka njoftuar se Atletico kërkon rikthimin e Costas, përcjell “Lajmi.net”.

Reprezentuesi spanjoll nuk është duke kaluar një edicion pozitiv në Londër. Andaj, mund të rikthehet në Madrid në verë.