Costa në Chelsea, Courtois në Atletico
Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje shkëmbimi që do ta dërgojë Diego Costan në Stamford Bridge, sezonin e ardhshëm, kanë njoftuar mediet spanjolle. Portieri i gjigantit londinez, i huazuar në Atletico, Thibaut Courtois i lavdëruar nga shumëkush si portieri më i mirë i ri në Evropë falë paraqitjeve fantastike te skuadra në tri edicionet…

Sport
Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje shkëmbimi që do ta dërgojë Diego Costan në Stamford Bridge, sezonin e ardhshëm, kanë njoftuar mediet spanjolle.
Portieri i gjigantit londinez, i huazuar në Atletico, Thibaut Courtois i lavdëruar nga shumëkush si portieri më i mirë i ri në Evropë falë paraqitjeve fantastike te skuadra në tri edicionet e fundit, mund të mbetet në Vicente Calderon, si pjesë e marrëveshjes.
Jose Mourinho tashmë një kohë të gjatë është në kërkim të një sulmuesi dhe thuhet se ka identifikuar Costan si futbollistin e nevojshëm. Costa ka realizuar 19 gola në La Ligë këtë edicion, i dyti vetëm pas yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Prioritet për Mourinhon është angazhimi i një sulmuesi dhe portugezi ka mohuar mundësinë e blerjes së re gjatë këtij afati kalimtar të janarit.