Costa mohon zërat që e qojnë tek Man Utd

Douglas Costa ka hedhur poshtë çdo mundësi që e gjen atë jashtë Juventus.

Sport

09/09/2019 23:40

Costa ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin atë me Manchester United, duke bërë të ditur se nuk e sheh vetën jashtë Juventus.

Ai ka thënë se synon të fitojë trofe me ‘Zonjën e vjetër’ dhe të jap maksimumin e tij për kampionët e Italisë.

“Po shkruaj për të mohuar zërat që thonë se unë isha në negociata me ndonjë skuadër gjatë verës. Që nga fillimi i këtij sezoni, kam qenë i qartë se unë dua të jem këtu, për të fituar trofe”ishin fjalët e Costa, transmeton lajmi.net.

Douglas Costa duket se është i preferuari i Maurizio Sarri dhe braziliani po fiton minuta të konsiderueshme në këtë fillim sezoni. /Lajmi.net/