Costa, më i mirë se Torres
Përforcimi i ri i Chelseas, Diego Costa është duke dëshmuar se është më i mirë se sulmuesi tjetër Fernando Torres. Ai realizoi golin e dytë në Premierligë në po aq ndeshje, kurse Torresit iu nevojitën 19 duele.
Sport
Ishte debatuar tashmë disa javë por tani është zyrtare, Diego Costa është më i mirë se Fernando Torres.
Reprezentuesi spanjoll realizoi golin e dytë pas po aq ndeshje për Chelsean, në fitoren 2:0 ndaj Leicester Cityt, dhe kështu e theu rekordin e dobët të bashkëlojtarit të tij.
Torresit iu nevojitën 19 ndeshje për të shënuar dy gola në Premierligë me Blues krahasuar me bilancin e qindpërqindtë të Costas.
Andaj, Jose Mourinho ka ende kohë që të largojë Torresin, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.