Costa: Isha afër transferimit te Liverpooli

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa ka thënë se ishte shumë pranë transferimit te skuadra e Liverpoolit gjatë vitit 2013, para se të nënshkruante kontratë të re me skuadrën spanjolle.

Sport

08/03/2015 12:15

Diego Costa ka thënë se ishte shumë pranë transferimit te skuadra e Liverpoolit, pasi Rodgers ka kërkuar shërbimet e tij gjatë vitit 2013.

“Unë isha shumë pranë largimit nga Atletico. Liverpooli është skuadër e shkëlqyer, por pasi kam luftuar shumë dhe kam gjetur vend në formacionin bazë te Atletico, atëherë si kam mundur të largohem?”

“Ishte shumë e rëndësishme të vazhdoja me Atletico Madridin dhe të luajë për shumë vite atje”, përfundoi Diego Costa deklaratën e tij për Daily Mirror.