Correa: Miku im Luiz bëri gabim, tani fokusohem te ndeshja e radhës

Sulmuesi i Interit, Joaquin Correa ka reaguar pas problemeve të fundit që ndodhen dje ndaj Lazios.

Sport

17/10/2021 17:47

Lazio triumfoi ndaj Interit, mirëpo kur përfundoi ndeshja Luiz Felipe përqafoi Correan, veprim që nuk i pëlqeu argjentinasit pas humbjes dhe e shtyu menjëherë, kështu arbitri e ndëshkoi lojtarin e Lazios direkt me karton të kuq, transmeton lajmi.net.

Correa tani ka reaguar pas këtyre problemeve duke kërkuar falje për ato që ndodhi.

“Më vjen keq për çfarë ndodhi dje. Se pari për të gjithë tifozët e futbollit që ne duhet të jemi gjithmonë pozitiv”.

“Miku im Luiz bëri gabim dhe në ato momente reagova në atë mënyrë. Do doja të mos ndodhte kurrë”.

“Por, tani të rikthejmë faqen dhe lëvizim. Fokusimi në ndeshjen e radhës për sfidën tjetër. Duke provuar të bëjë tifozët të bëjë gjëra të mëdha në futboll”, shkroi ai.

Ndërkohë, edhe Felipe kërkoi falje duke thënë se synonte të bënte shaka me argjentinasin./Lajmi.net/