Coronavirusi – rrezikon të shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Evropës

Coronavirusi ka ndërprerë çdo aktivitet sportiv në Itali.

Sport

23/02/2020 13:30

Këtë fundjavë, janë shtyrë plot katër ndeshje, të cilat do të ishin të vlefshme për xhiron e 25-të të Serie A.

Kur ka shkuar në 132 numri i të prekurve nga Coronavirusi, gjendja në Itali është alarmante, dhe si pasojë janë ndëprerë edhe evenimentet sportive.

Por, si pasojë e këtij virusi rrezikon të anulohet edhe një ndeshje e Ligës së Evropës.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se ndeshja mes Inter dhe Ludogorets rrezikon të shtyhet për një datë tjetër, transmeton lajmi.net.

Një nga opsionet e mundshme është edhe që ndeshja të luhet me dyert e mbyllura, pa tifozëri.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të meret për këtë ndeshje. /Lajmi.net/