Coronavirusi – ndikohet edhe futbolli, shtyhen dhe anulohen ndeshje

Coronavirusi që ka prekur kontinentin e Azisë, ka ndikuar edhe botën e sportit.

Sport

26/01/2020 09:58

Virusi që po bënë bujë të madhe dhe po merr jetën  e shumë njerëzve në Azi, e që më i përhapur është në Kinë, ka ndikuar edhe në botën e futbollit.

Evenimentet sportive janë afektuar nga ky virus, me shumë ndeshje që janë shtyrë, madje disa edhe janë anuluar, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e Superkupës së Kinës mes Guangzhou dhe Shanghai është shtyrë. Ajo nuk do të luhet më 5 shkurt.

Gjithashtu pritet që edhe AFC Champions League të ndikohet dhe ndoshta të shtyhet, si pasojë e këtij virusi që po përhapet dhe po rrezikon jetën e aziatikëve, por edhe më gjerë. /Lajmi.net/