Corinthians krijon varrezë për tifozët

Corinthians i është bashkuar Boca Juniorsit, Barcelonës dhe Hamburgut duke filluar ndërtimin e një varreze për tifozët e tij të zjarrtë.

Sport

29/10/2014 14:23

Corinthians do të hapë një varrezë për tifozët e klubit në qytetin Itaquaquacecetuba, 40 kilometra larg Sao Paulos.

Projekti ka filluar të ndërtohet dhe pritet të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm. Me emrin “Përgjithmonë Corinthians”, varreza do të ketë vend për 70 mijë tifozë.

Slogani i projektit është: “Për ata që do të jenë tifozë nga fillimi e deri në fund”, kurse ceremonia e varrimit do të bëhet me fanella, flamuj dhe himnin e klubit.

Varrezat e klubeve nuk janë risi në botën e futbollit pasi në të kaluarën e kanë praktikuar edhe Boca Juniors, Barcelona dhe Hamburg.