Corby: Mos e ekstradoni Assangen në SHBA

Jeremy Corbyn ka thënë se qeveria britanike nuk duhet të ekstradojë Julian Assange në SHBA

Bota

12/04/2019 09:36

Udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn ka thënë se qeveria britanike nuk duhet të ekstradojë Julian Assange në SHBA, ku ai përballet me një akuzë për hakim.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks u arrestua për një akuzë tjetër në ambasadën e Ekuadorit në Londër të enjten, ku atij i ishte dhënë azili që nga viti 2012, raporton “BBC”, transmeton lajmi.net.

Corbyn tha se Assange nuk duhet të ekstradohet “për zbulimin e provave të mizorive në Irak dhe Afganistan”.

Ndërkohë, udhëheqësi i Ekuadorit shprehu zemërimin se si ishte sjellur Assange. /Lajmi.net/