Çorapet e shqyera të Hazardit
Nëse nuk mund ta merrni topin, kapeni kundërshtarin, thotë një thënie e vjetër e futbollit. Për Eden Hazardin këtë sezon, pak mbrojtës kanë arritur t’ia marrin topin andaj e dini se çka ndodhi. Mesfushori i Chelseas pësoi njësoj edhe në ballafaqimin kundër Galatasarayt të martën mbrëma në Stamford Bridge ku skuadra e tij fitoi 2:0…

Sport
Nëse nuk mund ta merrni topin, kapeni kundërshtarin, thotë një thënie e vjetër e futbollit.
Për Eden Hazardin këtë sezon, pak mbrojtës kanë arritur t’ia marrin topin andaj e dini se çka ndodhi.
Mesfushori i Chelseas pësoi njësoj edhe në ballafaqimin kundër Galatasarayt të martën mbrëma në Stamford Bridge ku skuadra e tij fitoi 2:0 dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, ylli belg përfundoi takimin me çorape të shqyera dhe gjurmë të gjakut pas një ndërhyrje të ashpër.
Hazard postoi një fotografi të çorapeve të tij në Instagram, duke e fajësuar mbrojtësin kamerunas të Galatasarayt, Aurelien Chedjou.