Coquelin premton luftë: Nuk shkojmë në Liverpul vetëm për të parë ‘Anfield’
Mesfushori i Villarreal, Coquelin ka paralajmëruar një Villarreal konkurrues për ndeshjen në ‘Anfield’.

Sport
Villarreal dhe Liverpool do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions League në ‘Anfield’, dhe për këtë ndeshje Francis Coquelin thotë se skuadra e tij nuk do të jetë vetëm spektatore.
Coquelin e di se skuadra e Jurgen Klopp është në mesin e më të mirave në botë, por kjo nuk i ulë motivin atij.
“Liverpool janë me gjasë skuadra që bën presing më së miri. Nuk mund të themi se ku janë dobësitë e tyre”, ka thënë Coquelin, transmeton lajmi.net.
“Ata sulmojnë shumë mirë dhe ata kanë Konate që garon me Matim. Mbrojtësin e krahut janë sikur sulmues”, shtoi francezi.
“Është e vështirë, por kemi besim. Eliminuam Bayernin dhe Juventusin, dhe shkojmë për të garuar. Nuk shkojmë vetëm për të parë ‘Anfield’”, ishin fjalët e lojtarit të Villarreal.
Ndeshja mes Liverpool dhe Villarreal luhet nesër, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/