‘Copa 90’ me një reportazh emocionues për ndeshjen Kosovë – Angli

Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur me sukses të lartë kampanjën e parë kualifikuese për Euro 2020.

Sport

04/12/2019 18:05

Edhe pse nuk arriti kualifikimin, Kosova regjistroi paraqitje të mira duke u treguar një arrë e fortë për shtete të njohura në futboll, si Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.

‘Dardanët’ përfunduan në vendin e tretë në grupin A kualifikues me 11 pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e fundit kualifikuese Kosova e zhvilloi në ‘Fadil Vokrri’ kundër Kombëtares së Anglisë.

Më 17 nëntor, në Kosovë ka qëndruar edhe një ekip i ‘Copa90’, që kanë bërë një reportazh special për këtë ndeshje.

“Kosovë – Angli, më shumë se një ndeshje futbolli”, titullohet reportazhi i ‘Copa 90’./Lajmi.net/

YouTube player