Conte u pa teksa udhëtonte për në Itali, pritet të shkarkohet këtë javë nga Tottenhami

Antonio Conte u pa teksa kthehej në Itali me një fluturim të Ryanair të hënën dhe raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se tekniku italian do të shkarkohet këtë javë. Kontrata e Contes në Londrën e Veriut skadon këtë qershor, por raportet e fundit nga Anglia sugjerojnë se ish-mesfushori italian nuk do të zgjasë kaq…

Sport

21/03/2023 12:33

Antonio Conte u pa teksa kthehej në Itali me një fluturim të Ryanair të hënën dhe raportet në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se tekniku italian do të shkarkohet këtë javë.

Kontrata e Contes në Londrën e Veriut skadon këtë qershor, por raportet e fundit nga Anglia sugjerojnë se ish-mesfushori italian nuk do të zgjasë kaq gjatë në Tottenham.

Sipas ‘The Telegraph’, ‘Spurs’ pritet të bien dakord për largimin e Conte këtë javë, transmeton lajmi.net.

Gazetari konfirmon se trajneri është kthyer në Itali. 53-vjeçari u pa në një fluturim të Ryanair që po kthehej në Gadishull të hënën me videon që u bë virale në mediat sociale.

Conte u emërua nga Tottenham në nëntor 2021 dhe udhëhoqi ‘Spurs’ në një top-katërsh në sezonin e kaluar.

Ai ka fituar 41 nga 76 ndeshjet e tij në krye të skuadrës së Premier Ligës dhe barazimi i javës së kaluar jashtë i lë ata të katërt në tabelë./Lajmi.net/