Conte transferon në Inter katër lojtarë të Real Madridit

Antonio Conte duket se u ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës së Inter për të sjellë emra cilësorë në ‘San Siro’, nëse dëshirojnë të rikthehen konkurrues në Serie A.

Sport

11/06/2019 17:30

Trajneri italian së fundi ka marrë drejtimin e Interit, duke e zëvendësuar të larguarin Luciano Spalletti.

Mediet në Itali raportojnë se Conte po kërkon të sjellë në Inter katër emra të Real Madridit.

Gareth Bale, Lucas Vasquez, Nacho dhe Mateo Kovacic, janë lojtarët që po ndiqen nga Inter.

‘Los Blancos’ janë duke kërkuar të largojnë disa lojtarë këtë verë, dhe ‘Neroazurët’ mund të jenë destinacion i mirë për të siguruar një shumë parash, që do të përdoren pastaj për shpenzime./Lajmi.net/