Conte, trajner i ekipit që nuk e pret askush

Selektori i Italisë, Antonio Conte mund të befasojë duke u emëruar trajner i ri i Milanit.

Sport

13/01/2016 09:18

Antonio Conte në Milan, më shumë se një ide e thjeshtë.

Selektori i Italisë është favorit i ri për postin e trajnerit të “Rossonerëve”.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se ardhja e Luciano Spallettit në Romë ka gëzuar krerët e klubit nga San Siro, pasi është zvogëluar konkurrenca për të siguruar shërbimet e Contes, përcjell “Lajmi.net”.

Për ta bindur Conten që ta preferojë Milanin para Premierligës, nevojitet një kontratë trevjeçare me vlerë prej 12 milionë euro.