Conte tmerron Perisic me deklaratën e fundit

Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka tmerruar yllin e Inter, Ivan Perisic, me deklaratën e tij të fundit lidhur me lojtarin.

Sport

20/07/2019 19:16

Conte ka dërguar sinjale shokuese për yllin kroat, duke bërë të ditur se lojtari mund të mos jetë pjesë e planeve të tij.

Italiani është shprehur se Perisic nuk po përshtatet me taktikat e tij, duke lënë të kuptohet se anësori do të ketë shumë punë për të rifituar pozitën e tij.

“Ne po punojmë, por përgjigjet deri më tani nuk janë pozitive. Nuk besoj se Perisic përshtatet në rrolin që po kërkoj, kështu që momentalisht, ai mund të luaj vetëm përpara” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Në anën tjetër, pashë se D’Albert luajti mjaft mirë në krahun e majtë. Ai punoi shumë” ka shtuar ndër të tjerash italiani.

Mbetet të shihet nëse këto deklarata do të luajnë ndonjë rrol lidhur me të ardhmen e kroatit. /Lajmi.net/