Conte: Të gjithë në Itali duan të eliminohemi

Antonio Conte nuk mendon se të gjithë në Itali shpresojnë që Juventusi ta fitojë Europa Leaguen për të mirën e futbollit italian, pasi shton se askujt në vend nuk i intereson renditja në UEFA. Bianconeri shkuan në gjysmëfinale të këtij evenimenti të enjten mbrëma, duke e mposhtur Olympique Lyonin 2:1 në Torino, për të shkuar…

Sport

11/04/2014 07:00

Antonio Conte nuk mendon se të gjithë në Itali shpresojnë që Juventusi ta fitojë Europa Leaguen për të mirën e futbollit italian, pasi shton se askujt në vend nuk i intereson renditja në UEFA.

Bianconeri shkuan në gjysmëfinale të këtij evenimenti të enjten mbrëma, duke e mposhtur Olympique Lyonin 2:1 në Torino, për të shkuar përpara falë rezultatit të përgjithshëm 3:1.

“Në Itali askujt nuk i intereson renditja. Të gjithë të tjerët duan që ne të eliminohemi”, deklaroi fillimisht trajneri i Juventusit për Sky Sport Italia, i pyetur nëse ky ishte një rezultat i mirë për futbollin italian, për shkak të koeficientit.

“Njerëzit janë Juventini apo anti-Juventuni. Ne nuk mund të presim që Juve ta mbështet Interin, kështu që do të ishte hipokrite të themi se ne duam që fansat e Interit të festojnë për Juven”, vazhdoi ai.

Andrea Pirlo e kaloi ‘Zonjën e Vjetër’ në avantazh pas një goli të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë, por Jimmy Briand i barazoi shifrat me kokë. Megjithatë, çështjen e fituesit e zgjodhi Claudio Marchisio, falë një goli të shënuar me devijim, për ta çuar Juven në mesin e katër më të mirëve të këtij kompeticioni.