Conte: Ta mbyllim gojën dhe të punojmë

Antonio Conte nuk është shumë i entuziazmuar me kreun e tabelës, dhe për këtë ka të drejtë, pasi janë luajtur vetëm tri xhiro.

Sport

15/09/2019 14:29

Fitorja kundër Udinese e gjen Interin në pozitën e parë të Serie A, fal edhe gabimit të Juventus kundër Fiorentinës.

Pas ndeshjes me Udinese, trajneri Conte është shprehur i lumtur me fitoren, edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësime.

Këshilla e tij për lojtarët dhe skuadrën është që ta mbyllin gojën dhe të punojnë.

“Ne po rritemi dhe jam i lumtur për maturinë tonë. Por, unë gjithashtu e di se tani flasim shumë kështu që mund të na bëjë dëm” ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Sot ne flasim për Interin si rivali kryesor i Juves. E di lojën dhe është ashtu si është. Por, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Le të flasin tjerët, ne të mbyllim gojën e të punojmë” ka thënë tutje trajneri ‘Zi kaltër’.

Ishte goli i Sensi ai që fitoi tri pikët për Inter, në një përballje ku luajtën shumicën e kohës me një lojtar më shumë. /Lajmi.net/