Conte shpjegon arsyen pse nuk u bë trajner i Tottenhamit

Tottenham ishte shumë afër të merrte trajnerin Antonio Conte në skuadër, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit.

Sport

10/06/2021 14:07

Ishte tekniku italian që nuk u bind nga projekti dhe vendosi të refuzojë klubin anglez, përcjellë lajmi.net.

Ka pasur shumë raportime se problemi qëndronte të paratë, por Conte ka thënë se shkaktar ishte projekti.

“Para nuk është shumë e vlefshme. I shikojë projektet dhe jam i gatshëm të qëndrojë në shtëpi nëse nuk më bindin. I preferoj sfidat e vështira, por nuk ka diçka me një klub që nuk më bind, preferoj të them: Jo, faleminderit”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

Ndërkohë, Paulo Fonseca është shumë pranë të bëhet trajner i ri i Tottenhamit./Lajmi.net/