Conte shet yllin e madh të Chelseas (FOTO)
Antonio Conte do ta nxjerrë në shitje portierin Thibaut Courtois, pas emërimit në postin e menaxherit në Chelsea.
Merkato
Antonio Conte ka vendosur ta largojë portierin Thibaut Courtois nga Chelsea.
Menaxheri i ri i “Blues” nuk ka besim tek reprezentuesi belg, andaj do ta nxjerrë në shitje gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mirror”, përcjell “Lajmi.net”.
Courtois ka edhe raporte të këqija me trajnerin e portierëve në Chelsea, Christophe Lollichon.
Andaj, kjo është një arsye shtesë për largim nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.