Conte pranë largimit nga Inter, zbulohet arsyeja kryesore

Antonio Conte thuhet të jetë shumë afër shkarkimit nga Interi.

Sport

26/05/2021 18:18

Fabrizio Romano raporton se Interi dhe Antonio Conte mund t’i ndajnë rrugët, përkundër faktit se italiani arriti që t’i shpallë kampion ‘Nerrazzurrët’ pas 11 viteve, transmeton lajmi.net.

“Ambiciet e tij nuk përkojnë me planet e klubit pasi Interi ka nevojë të shesë lojtarë për 80 milionë euro këtë verë për shkak të situatës financiare. Kjo është arsyeja pse Inter dhe Conte mund të ndahen së shpejti”, thuhet në njoftimin nga Romano.

Conte ka treguar sukses të jashtëzakonshëm me Interin këtë sezon dhe largimi i tij nuk pritej.

Gjatë ditës së sotme është raportuar se drejtuesit e Interit janë parë në takim me përfaqësuesit e trajnerit, Simone Inzaghi./Lajmi.net/