Conte planifikon ndërrim skemash tek Inter

Skuadra e Inter mund të ndryshojë skemat e lojës në javët në vazhdim.

Sport

14/09/2019 16:35

Antonio Conte raportohet se po konsideron ndërrimin e sistemit dhe të aplikojë skemën 3-4-2-1.

Këtë ndryshim, trajneri italian pritet ta bëjë në ndeshjen kundër Udinese, me Politano dhe Sensi që suportojnë Lukakun, përcjell lajmi.net.

Lautaro Martinez është kthyer nga obligimet me kombëtaren, ku shënoi het trik, por lojtari me gjasë do të pushohet në këtë ndeshje.

Ndeshja mes Udinese dhe Inter do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45.

Alexis Sanchez gjithashtu me shumë gjasë do të bëjë debutimin e tij tek Inter në këtë ndeshje. /Lajmi.net/