Conte: Nuk jam i frikësuar në garën për top katër

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte thotë se nuk është i frikësuar në garën për top katër.

Sport

21/11/2021 23:20

Tottenham doli në pozitën e shtatë pas fitores ndaj Leeds, derisa ishte fitorja e parë e Contes në krye të Spurs në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Tekniku italian tha se ka besim të plotë të skuadra dhe do luftojnë deri në fund.

“Ne duam të luftojmë, duam të përmirësojmë pozitën tonë në tabelë. Mendoj dhe të jem i sinqertë, liga angleze është shumë e vështirë. Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk bën të humbasësh pikë kundër asnjë skuadre”.

“Nuk jam i frikësuar për këtë. Kam besim të lojtarët e mi, te skuadra. Ne duam të luftojmë. Ne duam të luftojmë edhe për Ligën e Kampionëve”.

“Në rast që ka ndonjë skuadër që bën gabim këtë sezon, ne duhet të jemi aty të bëjmë më të mirën. E përsëris, nuk dua të them ‘Po, do përfundojmë në këtë pozitë, është mirë”.

“Duhet të përmirësohemi. Ata me ftuan që të përmirësojë situatën për tani, por edhe për të ardhmen. Tani, jam i lumtur. Dua të punojë me Tottenham sepse e di që mund të luajë si të dua. E di që mund të përmirësohemi dhe të jemi garues në çdo kompeticion. Tottenham duhet të luftojë dhe të jetë garuese në çdo sezon”, deklaroi ai.

Tottenham për momentin është katër pikë larg pozitës së katër, që është West Ham dhe plotë 10 pikë prapa liderit, Chelsea./Lajmi.net/