Conte në bankinën e Interit

Deri disa muaj më parë, Antonio Conte drejtonte Juventusin dhe zhvillonte beteja të ashpra me kundërshtarët përfshirë Interin. Kurse, sot, selektori i ri i Italisë vizitoi Nerazzurrët dhe u ul në bankinën e tyre.

Sport

27/08/2014 21:43

Antonio Conte ishte idhull i tifozëve të Juventusit për tri sezonet që i kaloi në postin e trajnerit.

Ai fitoi tre Scudetto të njëpasnjëshëm përfshirë bilancin rekord prej 102 pikëve në stinorin e fundit. Por, në ditën e dytë të përgatitjeve ai u largua nga posti duke dëshpëruar shumë të gjithë ata që shpresonin se ai do të jetë Sir Alex Fergusoni i Bianconerëve.

Conte është emëruar selektor i Italisë si pasardhës i Cesare Prandellit. Dhe, Conte ka filluar të vizitojë klubet duke shqyrtuar opsionet për futbollistë në ekipin e Azzurrëve.

Sot, ai ishte mysafir i rivalit të Juventusit, Inter, dhe bëri atë që deri disa muaj më parë askush nuk e kishte paramenduar, u ul në bankinën e Nerazzurrëve.