Conte: Napoli është skuadër e ndërtuar për të fituar

Antonio Conte e ka uruar Napolin për fitoren e regjistruar sonte ndaj Juventusit me rezultat 2:0, në kryendeshjen e xhiros së 31-të. Megjithatë, trajneri italian e ka përmendur faktin se ekipi i Rafael Benitezit gjendet 17 pikë prapa skuadrës së tij, edhe pse ka shpenzuar më shumë. “Napoli e ka bërë një pjesë të parë…

Sport

30/03/2014 21:47

Antonio Conte e ka uruar Napolin për fitoren e regjistruar sonte ndaj Juventusit me rezultat 2:0, në kryendeshjen e xhiros së 31-të.

Megjithatë, trajneri italian e ka përmendur faktin se ekipi i Rafael Benitezit gjendet 17 pikë prapa skuadrës së tij, edhe pse ka shpenzuar më shumë.

“Napoli e ka bërë një pjesë të parë të shkëlqyeshme. Ne mund të mbështetemi në faktin se po luajmë shumë dhe jemi gjithmonë të njëjtin për nga lëndimet”, deklaroi fillimisht trajneri italian për Sky Sport.

“Napoli është një skuadër e konstruktuar për të fituar, sepse është një skuadër që shpenzon më shumë se 100 milionë euro për transferime dhe është ndërtuar për të fituar. Juventusi ka shpenzuar 25 milionë euro për kampanjën e blerjeve”, përfundoi Conte.