Conte me lëvdata për Lukakun, pas fitores ndaj Genoa

Antonio Conte ka vlerësuar lart punën e Romelu Lukaku.

Sport

25/10/2020 09:17

Romelu Lukaku ishte edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij, në ndeshjen kundër Genoa.

Romi u regjistrua në listën e realizatorëve, por ajo që vlen për Conte është fakti se lojtari ka shënuar progres dhe është ‘tjetër lojtar’.

“Romelu është lojtar tjetër nga ajo që kemi parë një vit më parë. Unë gjithmonë kam thënë në të kaluarën si ai ishte një diamant me të cilin duhet punuar”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

“Ai po punon dhe ju keni parë mënyrën se si pranon topin, si lëviz dhe çdo gjë që ka përmirësuar”, shtoi italiani.

Goli i Lukaku dhe ai i Dambrosio ishin golat që vulosën fitoren e Inter në ndeshjen e kaluar, kundër Genoa. /Lajmi.net/