Conte mban takimin me krerët e Tottenham, zbulon pozitat ku dëshiron të përforcohet

Antonio Conte pati një takim të rëndësishëm me kryetarin e Tottenhamit Daniel Levy dhe drejtorin sportiv Fabio Paratici të hënën.

Sport

11/01/2022 21:42

Në fokus të takimit ishin vlerësimet e trajnerit italian për skuadrën aktuale dhe cilat fusha duhet të përmirësohen në tregun e transferimeve. Një takim fillestar u zhvillua mes dy palëve muajin e kaluar, por një tjetër bisedë u caktua pasi ish-trajneri i Interit kërkoi më shumë kohë për të bërë vlerësimet e tij.

Duke folur me gazetarët e mbledhur në një konferencë për shtyp sot, Conte konfirmoi se takimi ishte pozitiv për të gjitha palët dhe vuri në dukje se vendimet përfundimtare në lidhje me lëvizjet e transferimeve tani bien nga klubi.

Të dyja palët ranë dakord që Tottenham duhet të nënshkruajë me një sulmues të ri, një mbrojtës të krahut të djathtë dhe një qendërmbrojtës të krahut të majtë. Trajneri italian ritheksoi gjithashtu nevojën për një mesfushor të ri qendror, i pakënaqur me Tanguy Ndombele dhe francezi është kontaktuar së fundmi nga trajneri i Romës, Jose Mourinho për një lëvizje të mundshme.

Kandidatët për të plotësuar rolet e Tottenhamit përfshijnë Adama Traore i Wolves, Frank Kessie i Milanit dhe Jessie Lingard i Manchester United. Conte e vlerëson vështirësinë e investimit në afatin kalimtar të janarit, por ende shpreson për të paktën disa përforcime. /Lajmi.net/